Durrës/ Krimi në rritje, qytetarët kërkojnë më shumë patrulla dhe rend

3 Nëntor 2025 | 22:18

Durrësi është tronditur ditët e fundit nga një seri ngjarjesh të rënda që kanë rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë. Nga atentatet ndaj personave të përfshirë në grupe kriminale, te masakrimi i një 51-vjeçari brenda banesës së tij, vrasja e dy të rinjve në Manëz për një kafe, e deri te ngjarja e fundit, ku djali vrau babain me thikë, qyteti po përballet me një valë dhune që ka tronditur opinionin publik.

“Mekat është. Edukata familjare e para, e dyta vjen niveli i arsimit. Të gjitha janë të lidhura. Njeriu duhet të bëjë vetë ndërgjegjësim. Që nga shkolla, që nga dalja e rendit, natën e ditën nuk ka patrulla. Ja këtu ta marrësh shembull, nuk ka një patrull. Jo, jo hiç. Asnjë milicim s’kanë. S’ka siguri, kështu është skandal.”-shprehet një qytetar.

“Keq ndihem, jo jo s’ka siguri. Shumë keq. Brezi jonë s’ka qenë kështu. Ku e di unë pse vriten kështu, vrasin babën. Çfarë të bëjmë? Fëmijët i ruajtë Zoti, nuk është mirë kështu.”-shprehet një qyetare.

Sipas të dhënave nga Policia dhe Gjykata e Durrësit, nga 1 janari i këtij viti, 61 persona janë arrestuar, ndërsa 278 të tjerë janë proceduar penalisht për armëmbajtje pa leje, përfshirë edhe ata që janë kapur me mjete të ftohta.

“Ndaj këtij fenomeni nuk është problemi i të dënuarit, por riedukimi i këtij personi. Një element që do të realizojë një krim, do gjejë rrugën përkatëse. Nuk e gjen tek pjesa e shëndoshë e shoqërisë, por tek ajo pjesë e dobët, e pagoditur dhe e lënë jashtë çdo sistemi ligjor që ekziston në vendin tonë. Këto armë, duke pasur qëllimin që krimineli të realizojë skenën e krimit, kushtojnë, sepse ai nuk pyet për çmimin, por për mundësinë për të kryer krimin.”-shprehet Fatmir Taraj kriminolog.

Për kriminologun Fatmir Taraj, problemi shkon përtej masave ndëshkuese. Ai thekson se shteti duhet të mendojë për një amnisti të re për armët e paligjshme dhe për riedukimin e personave që kanë qenë pjesë e sistemit kriminal, pasi vetëm dënimi nuk mjafton për të frenuar fenomenin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026