Seuli: Koreja e Veriut ka dërguar 5 mijë trupa në Rusi që nga shtatori
Ligjvënësi i Koresë së Jugut, Lee Song-kwan këtë të martë ka deklaruar se rreth 5,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi që nga shtatori për të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës.
Sipas inteligjencës së Koresë së Jugut, rreth 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë aktualisht të vendosur pranë kufirit ruso-ukrainas. Koreja e Veriut po merr pjesë aktive në luftën në Ukrainë, duke dërguar mijëra ushtarë për të sprapsur forcat ukrainase që ishin vendosur në një pjesë të vogël të kufirit rus të provincës Kursk, nga fundi i vitit 2024 deri në pranverën e vitit 2025.
Rreth 600 ushtarë të Koresë së Veriut u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën në këto beteja. Ekspertët thonë se Koreja e Veriut merr ndihmë të konsiderueshme ekonomike, teknologji ushtarake, si dhe ndihmë ushqimore dhe energjetike nga Moska.
Ndihma është mirëpritur nga Pheniani për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj saj për shkak të programeve të saj bërthamore dhe raketore.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
Momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë, disa të plagosur (VIDEO)
Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë, disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë