Intervista me Vuçiç në Samit, gazetarja e Euronews Albania zbulon detajet

4 Nëntor 2025 | 21:50

Gazetarja e “Euronews Albania”, Alice Taylor në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka folur lidhur me samitin e kësaj të marte në Bruksel teksa theksoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ishte çështja kryesore. Ajo theksoi se Vuçiç ishte “ylli” i samitit dhe se ai u largua para se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy të merrte fjalën për të mos dëgjuar kritikat ndaj Rusisë.

“Sot ka qenë shumë interesante por mendoj se çështja kryesore ishte Aleksandër Vuçiç qoftë edhe në bisedën që bëra më të shkurtimisht por edhe në intervistën që dha. Kjo intervistë ka shkaktuar shok te audienca, kishte njerëz që qeshnin me shakatë e tij, kemi parë njëri-tjetrin, ishte një situatë e sikletshme.

Ishte personi i parë që ulej në rreth të parë dhe para se Zelensky të vinte dhe të fliste, ai u çua dhe nuk dëgjoi kritikat ndaj Rusisë dhe pyetëm vetën se ku u largua ai. Padyshim ka qenë ylli i këtij samiti dhe të gjithë flisnin për të e donin të dinin se çfarë ka për të thënë,” tha ajo.

Taylor gjithashtu foli edhe lidhur me bisedën që pati me Vuçiç ku e pyeti nëse do ta konsideronte heqjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën nga procesi i anëtarësimit në BE, në mënyrë që të dy vendet të mund të anëtarësohen fillimisht dhe pastaj t’i zgjidhin çështjet mes tyre më vonë. Ajo u shpreh se Vuçiç tha se është i hapur për idetë që sjellin bashkim në BE.

“Ne fakt ka qenë hera e dytë që i bëj pyetje atij, isha nervoze e pash në korridor dhe tha ok ti bëj një pyetje. Sepse hera e parë që i kam bërë një pyetje sa i takon për serbët që jetojnë në Kosovë për të drejtat e barabarta por edhe për Kosovarët qe jetojnë në pjesën jugore të Serbisë, pse nuk është e njëjta gjë. Kisha ndjesinë se ai do merrte siguri dhe do me nxirrnin nga ndërtesa.

Herën e fundit intervistova Charles Michel dhe më tha se mendon se Kosova dhe Serbia duhet të futen në BE njëkohësisht dhe të heqin këtë idenë e normalizimit të marrëdhënieve. Dhe i thash se çfarë mendimi ka për këtë ide dhe ai tha se janë të hapur për çdo ide dhe zgjidhje për tu bashkuar në BE”, u shpreh ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026