Integrimi në BE, Sejdarasi: Më shumë se gjysma e bizneseve do mbyllen
Eksperti për Çështjet e Ekonomisë, Bardhi Sejdarasi i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në “Euronews Albania” ka folur lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Sejdarasi theksoi se vendi unë nuk ka arritur akoma të kapë standartet e vendeve të rajonit lidhur me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Ai shtoi se kjo ndikon në buxhetin dhe të ardhurat e vendit. Eksperti gjithashtu tha se mbyllja e grupkapitujve është më i rëndësishëm dhe më i vështirë. Sipas tij bizneset në vendin tonë nuk janë gati. Sejdarasi tha se nëse Shqipëria anëtarësohet në BE gjysma e bizneseve do të mbyllen.
“Jo nuk i vjel dot taksat e veta por nuk arrijmë dot atë standard që kemi në vendet e rajon. Rajoni e ka 36% të prodhimit të brendshëm bruto, shtete qe kanë arritur këtë nivel.
Ne jemi 26-27, të gjitha qeveritë nuk kanë arritur ta tejkalojnë këtë pjesë të rëndësishme që lidhet me buxhete, me të ardhurat dhe investimet. Jam dakord me ju se ka informalitet edhe sot e kësaj dite kemi. E dimë që të pagat. Niveli i ulët i pensioneve vjen nga informaliteti i ulët i pagave.
Ne mund ti hapim 38 kapituj brenda nëntori, por mbyllja e kapitujve është historia e Bashkimit Evropian jo hapja. Ne mund ti hapim të gjitha grupkapituj brenda këtij viti. Pastaj fillon pjesa e mbylljes së kapitujve dhe mbyllja sjell shume probleme.
Nga politika në tërësi duhet angazhim, nga pozita dhe opozita. E rëndësishme është të shohim që realisht nuk shkojnë në këtë vend, ne ekonominë, në politikën, në biznesin e këtij vendi. Nuk e kemi sot të përgatitur biznesin shqiptar. Nëse nesër do bëhemi anëtarë të BE-së, gjysma e bizneseve do të mbyllen e kështu me radhë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës