Dronë mbi Bruksel, mbyllet përkohësisht aeroporti kryesor i Belgjikës
Aeroporti i Brukselit dhe Liezhit në Belgjikë u mbyllën të martën në mbrëmje pas pamjeve të disa dronëve, duke anuluar shumë fluturime dhe duke devijuar uljen e shumë të tjerëve.
Lajmin për mbylljen e Aeroporti Ndërkombëtar të Brukselit, Zaventem, u konfirmua nga kompania e kontrollit të trafikut ajror Skeyes, e cila njoftoi se “për arsye sigurie, operacionet u pezulluan përkohësisht”.
Kurt Verwilligen, një zëdhënës i shërbimit belg të kontrollit të trafikut ajror, tha pak para orës 8 të mbrëmjes sipas orës lokale (19:00 GMT) se një dron ishte parë pranë Aeroportit të Brukselit, i cili më pas u mbyll si masë paraprake sigurie.
Sipas mediave belge, ndër to “Le Soir”, fluturimi i fundit u nis në orën 19:37 dhe ulja e fundit u regjistrua në 19:46, përpara se autoritetet të urdhëronin ndalimin e çdo aktiviteti ajror.
Disa avionë që ishin në destinacion për në Bruksel u devijuan drejt aeroportit të Liezhit, i cili gjithashtu u mbyll për një periudhë të shkurtër pas raportimeve për një tjetër dron në zonë.
Trafiku ajror rifilloi pas orës 21:00, pasi autoritetet siguruar që hapësira ajrore ishte e pastër.
Incidenti vjen në një periudhë me raste të përsëritura të shfaqjeve të dronëve pranë aeroporteve në Evropën Veriore, të cilat kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë e fluturimeve dhe rreziqet e mundshme ndaj pasagjerëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës