Autoritetet portugeze ndalojnë nëndetësen me 1.7 tonë kokainë në ujërat e Atlantikut
Autoritetet portugeze kanë arrestuar katër persona pasi ndaluan një nëndetëse në Oqeanin Atlantik, që transportonte më shumë se 1.7 tonë kokainë drejt gadishullit Iberik.
Sipas zyrtarëve, nëndetësja u lokalizua dhe u sekuestrua gjatë ditëve të fundit, ku u sekuestruar lëndën narkotike të klasës A dhe u arrestua ekuipazhi me katër anëtarë, të gjithë me origjinë nga Amerika e Jugut.
Policia njoftoi se të arrestuarit ishin dy ekuadorianë, një venezuelas dhe një kolumbian, të cilët janë lënë në paraburgim pas paraqitjes në gjykatë në ishujt Azore të martën. Shefi i njësisë portugeze kundër trafikut të drogës, Vítor Ananias, deklaroi në një konferencë për shtyp se kombësitë e ndryshme të të dyshuarve tregonin se organizata që qëndron pas tyre nuk vepron vetëm nga një vend i vetëm.
Sipas raportimeve, Qendra për Analizë dhe Operacione Detare (MAOC), me seli në Lisbonë, kishte marrë ditët e fundit informacione se një organizatë kriminale po përgatiste nisjen e një nëndetëseje të ngarkuar me kokainë, e destinuar për tregjet evropiane.
Ndërkohë, pas këtij njoftimi, një anije portugeze arriti të lokalizonte mjetin rreth 1 mijë milje detare nga brigjet e Lisbonës, në një operacion të mbështetur nga Agjencia Kombëtare Britanike e Krimeve dhe Administrata Amerikane Kundër Drogës (DEA).
Sakaq, ngjarja ndodh në një kohë kur administrata amerikane e Presidentit Donald Trump ka intensifikuar goditjet ndaj mjeteve që dyshohen se përdoren për trafik droge drejt SHBA-ve.
Vetëm javën e kaluar, tre persona u vranë në një sulm amerikan ndaj një mjeti të dyshuar për trafik droge në Karaibe, bëri të ditur sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit