Orban në kundërshtim me Zelensky-n: Ukraina nuk e mbron Hungarinë nga askush

5 Nëntor 2025 | 14:42

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka hedhur poshtë akuzat e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se ai po tregon “mbështetje specifike për Putinin” duke penguar bisedimet e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Në një intervistë me gazetarët, të martën, Zelensky tha se nuk kishte ndërmend t’i ofronte lëshime Budapestit, duke argumentuar se Hungaria duhet të mbështeste mbrojtjen e Evropës nga Ukraina.

“Nuk mendoj se duhet t’i ofroj diçka Viktor Orban-it. Mendoj se Viktor Orban duhet të ofrojë diçka për Ukrainën, e cila po mbron të gjithë Evropën nga Rusia, dhe madje edhe tani, gjatë kësaj lufte, ne nuk morëm asnjë mbështetje prej tij, mbështetje për vizionin tonë të jetës”, tha Zelensky .

Në vijim të kësaj, Orban i hodhi poshtë komentet në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas deklaratës së Zelensky-t.

“Duhet ta hedh poshtë sugjerimin se Hungaria i detyrohet Ukrainës diçka. Ukraina nuk e mbron Hungarinë nga askush dhe asgjë. Ne nuk e kërkuam një gjë të tillë dhe nuk do ta kërkojmë kurrë. Siguria e Hungarisë garantohet nga aftësitë tona mbrojtëse kombëtare dhe nga NATO, anëtare e së cilës për fat të mirë nuk është Ukraina”, tha Orban.

Ai vuri në dukje gjithashtu se Hungaria i ka dhënë Ukrainës afërsisht 200 milionë euro ndihmë humanitare dhe vazhdon të furnizojë me gaz dhe energji elektrike vendin e shkatërruar nga lufta.

Kryeministri përsëriti gjithashtu kundërshtimin e Hungarisë ndaj përpjekjes së Ukrainës për anëtarësim në BE.

“Hungaria nuk e mbështet dhe nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, sepse kjo do të sillte luftën në Evropë dhe do të çonte paratë e hungarezëve në Ukrainë”, tha Orban, duke shtuar se ai do të preferonte ta shihte Ukrainën si një partner strategjik të BE-së sesa si një anëtare të plotë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026