Sa lekë do të marrin pensionistët nga janari, përfitimi rritet çdo muaj

5 Nëntor 2025 | 19:22

Nga muaji janar i vitit të ardhshëm  pensionet do te rriten. Përfituesit në qytet do të marrin shtese rreth 1.800 lekë në muaj, ndërsa ata në fshat rreth 1000 leke.

Nga janari 2026 deri në dhjetor 2029 pensionet do rriten çdo muaj. Kjo skemë e re e panjohur më parë, synon të përmbushë angazhimin e Partisë Socialiste për të cuar pensionin minimal në vend 20 mijë lekë dhe pensionin mesatar në qytet 40 mijë lekë.

Por cfarë do të përfitojnë konkretisht një pensionist i cili sot merr 27 mijë lekë në muaj?

Në vitin 2029, ai do të marrë 40 mijë lekë në muaj. Edhe për pensionin e dalë nga kontributet në fshat, një individ që sot merr 11 mijë lekë, pas 4 vitesh ai do të ketë pension mujor 18 mijë lekë.

Por, si do të ndahen këto të ardhura për cdo individ? Në vitin 2026, pensioni i qytetit do të rritet 1800 lekë, në vitin 2027 do të rritet 3600 lekë dhe më tej do të trefishohet. Përpos këtyre shtesave, qeveria garanton çdo vit edhe indeksimin, nga e cila pensionistët do përfitojnë rritje vjetore 3-4%, sipas inflacionit.

Skema sugjeron të ndihmojë edhe pensionet e invaliditetit dhe ato familjare, për të cilat do të ndiqet e njëjta praktikë rritjeje deri në fund të mandatit qeverisës.

Sot përfitues në skemë e kontributeve shoqërore janë rreth 730 mijë individë, numri i të cilëve shtohet çdo vit me 15 mijë pensionistë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregtia e jashtme, eksportet për muajin maj u rritën 3%, importet arritën 81 mld lekë

Tregtia e jashtme njohu rritje të lehtë në muajin maj, me eksportet që kapën vlerën e 33 mld lekëve. Nga ana tjetër, importet kushtuan 81...
19:51 | 17/06/2026

Buxheti i shtetit, 3.6 mld euro në 5 muaj, kryesojnë TVSH dhe tatimi i pagave

Buxheti i shtetit ka mbledhur 3.6 mld euro në 5 muajt e parë të vitit. Kjo vlerë është 11% më e lartë Të ardhurat e...
18:58 | 17/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të mërkurën më 17 qershor çmimet e reja për shitjen e karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit...
11:48 | 17/06/2026