Aktivistja e Lëvizjes Bashkë, Bora Mema ka vlerësuar në emisionin “Now” suksesin e Zohran Mamdanit, socialistit demokrat i cili shënoi një fitore të bujshme në New York City.
Mema theksoi se përballë një fushate të fuqishme nga miliarderët dhe mediat tradicionale, Mamdani arriti të fitojë falë lidhjes së tij të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe angazhimit të tij në kauzat sociale.
“Zohran Mamdani nuk është vetëm një person karizmatik, por është produkti i një lëvizje nga poshtë. Ai është anëtar i DSA-së, organizatë e socialistëve demokratik që ka nxjerrë kandidatët e vet herë të pavarur herë brenda radhëve të PD-së.
Mamdani e ka nisur me 1% në sondazhe kur vendosi të kandidonte dhe pavarësisht sulmeve që ka pasur qoftë edhe nga mediat, ai vetëm rritej. Kjo lidhet mendoj për shkak të programit që ka artikuluar, për shkak të përvojës si aktivist dhe ansambleist. Mamdani ka qenë në grevën e urisë së taksistëve në New York të cilët ishin zhytur në borxhe për shkak të politikave të padrejta dhe njerëzit nuk harrojnë nëse ti je me ta dhe artikulon problematikat e tyre. Mendoj se kjo është një arsye shtesë që ka patur mbështetje dhe fitore”, thekson Mema.
Sipas aktivistes Bora Mema, suksesi i Zohran Mamdanit qëndron edhe te fakti se se kandidati demokrat nuk është përpjekur të fitojë simpati nga mediat, por ka zgjedhur të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët.