Rama: Nis indeksimi i pagave në sektorin publik, kategoritë që preken

6 Nëntor 2025 | 11:52

Kryeministri Edi Rama tha se projektbuxheti i 2026 përfshin fillimin e indeksimit të pagave të punonjësve publikë në nivel qendror dhe lokal.

Për punonjësit e shëndetësisë veç indeksimit vjetor do të nisë edhe llogaritje a vjetërsisë së punës , bëri me dije Rama përmes një videomesazhi në Facebook.

“Projektbuxheti është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat në sektorin publik, qoftë në nivel qendror dhe vendor. Kjo është një politikë e re pagash që e kombinuar me rritjen e përgjithshme, i shton gati 100 ml euro që në vitin e parë shumës që mandati i 4 do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjithë kategorive shoqërore. Konkretisht 10.600 punonjës shërbimi, shoferë, sanitarë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 1-0 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja. Mësuesit do të përfitojnë 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj. Për herë të parë në shëndetësi do të nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026