Rrëmbimi i qytetarit nga forcat serbe në Kosovë, merret në pyetje një person
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se është intervistuar një person i afërt me viktimën, lidhur me rastin e dyshuar të plagosjes dhe rrëmbimit të një shtetasi serb afër zonës së Leposaviqit.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se është intervistuar një person i afërt me viktimën, lidhur me rastin e dyshuar të plagosjes dhe rrëmbimit të një shtetasi serb afër zonës së Leposaviqit.
“Mund të konfirmojmë që është intervistuar një person i afërt me viktimën. Rasti është duke u hetuar në koordinim me Policinë e Kosovës,” thuhet në përgjigjen me shkrim të Prokurorisë për KosovaPress.
Dy ditë më parë, Policia e Kosovës njoftoi se më 1 nëntor 2025 ka pranuar informacion për një rast ku një person M. V., shtetas i Kosovës dhe i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe më pas është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në zonën e quajtur “pika zero”, në afërsi të Leposaviqit, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar dhe është në bashkëpunim me KFOR-in, si përgjegjës për sigurinë në brezin kufitar. /
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë