Sa gati dhe të afta janë institucionet në juglindje për tërmetet?

8 Nëntor 2025 | 18:13

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka organizuar një stërvitje intenstive në juglindje me gjithë strukturat, për të trajnuar e kuptuar sa gati janë këto institucione për të përballuar rastet emergjente. Korça, sipas dokumenteve zyrtare, është një nga zonat me risk për tërmete, ndaj kërkohet trajnim i kapaciteteve dhe shtimi i tyre.

“Të thuash struktura të afta është disi e vështirë pasi evolimi i kushteve klimatike kërkojnë që të gjithë ne të jemi në përditësim njohurish. Në asnjë moment nuk themi me bindje që jemi të përgatitur e përballojmë çdo lloj gjëje. Nuk ka një përgjigje përfundimtare për të thënë nëse sistemi jonë është gati për të përballuar. Kapacitetet kanë nevojë për tu forcuar në kalimin e kohës. Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë të përmiresohet, kjo nuk është argument për të hequr dorë nga mosveprimimi. Nuk jemi pa kapacitete fare”, tha Jonian Harka, drejtor i Trajnimeve dhe Stërvitjeve AKMC.

Prefekti i qarkut të Korçës tregon se përmirësimi i zjarrfikësve, mjeteve të policisë dhe atyre bashkiake është i nevojshëm

Padiskutim duhet përmirësuar në mënyrë, duhet të marrin vëmendje më të madhe institucionale dhe mbrojtja civile duhet trajtuar si një mjet i vazhdueshëm, sa të përgatitur jemi ne për të reaguar në mënyrën më të mirë të mundësive tona, solidariteti nuk ka munguar por ajo që bën diferencën është mënyra organizative dhe zinxhiri i komunikimit për të qenë në lartësinë e detyrës”, theksoi Nertil Jole, prefekt i qarkut Korçë.

Në disa prej shkollave të qytetit të Korçës janë zhvilluar situata hipotetike të rasteve të tërmetit dhe sesi duhet të sillet komuniteti në bazë të protokolleve zyrtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026