Ligji për barazinë gjinore, Myrto: Nuk më regjistruan në shkollë se jam transgjinore

8 Nëntor 2025 | 21:01

Në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Luana Myrto ka diskutuar mbi projektligjin për barazinë gjinore, i cili u miratua së fundmi nga Parlamenti i Shqipërisë.

Ligji synon të përforcojë parimin e trajtimit të barabartë dhe të harmonizojë legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Myrto, që përfaqëson personat transgjinorë në vend, theksoi rëndësinë e ligjit duke nënvizuar se ai nuk krijon gjini të reja, por garanton respekt dhe barazi në mënyrën e jetesës dhe të shprehjes personale.

Ajo ndan historinë e saj personale duke nënvizuar se për shkak të gjykimeve si një person transgjinor, nuk është regjistruar dot në shkollë.

“Unë kam kryer një studim dhe përfaqëesoj personat transgjinor në Shqipëri. Nga studimi më rezulton që qoftë në shkollë apo në çështjet e sigurisë, një personi trasngjinor nuk i jepet shtëpia. Unë dola në emision investigtiv sepse nuk më regjistronin në shkollë për juridik. Pse? Se unë preferoj të vishem kështu. Kujt do ti marr leje unë se si do vishem?

Ky ligj këtë gjë bën, që ne mos të ngrejmë stigmatizime se si vishen burrat dhe si vishen gratë. Ky ligj nuk e krijon një gjini të re. Duhet punë më e madhe. Në ligj është e shtjelluar. I thuhet qartë punëmarësit që ti nuk ke të drejtë ta gjykosh një individ nga mënyra se si sillet dhe se si vishet”, tha Luana Myrto.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026