Sllovakia kundër përdorimit të aseteve të ngrira ruse për Ukrainën
Pas Belgjikës dhe Hungarisë, edhe Sllovakia nuk është dakord me përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar Ukrainën. Kryeministri sllovak, Robert Fico këtë të shtunë u shpreh se Sllovakia nuk do të marrë pjesë në asnjë plan ligjor ose financiar për të sekuestruar asetet e ngrira nëse këto fonde shpenzohen për shpenzime ushtarake në Ukrainë.
“A duam ta përfundojmë luftën apo po e nxisim atë? Ne do t’i japim 140 miliardë euro Ukrainës për të vazhduar luftën. Pra, çfarë do të thotë kjo? Se lufta do të vazhdojë për të paktën dy vjet të tjera,” shpjegoi ai.
Ky reagim nga Sllovakia vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira të bankës qendrore ruse për të ndihmuar Ukrainën, e cila do të ketë nevojë për financim të ri deri në fillim të vitit 2026.
Megjithatë, bisedimet kanë mbetur pezull, ndërsa Belgjika kërkon garanci se nuk do të mbahet përgjegjëse për rreziqet që lidhen me kreditë e propozuara prej 140 miliardë eurosh, pasi shumica e parave mbahen në Bruksel.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
- 12:17 Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 12:14 Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit