“Ankth dhe pasiguri në Serbi”, Ben Andoni ndan detaje çfarë pa nga protestat

8 Nëntor 2025 | 19:32

Gazetari Ben Andoni, ka folur në “Balkan Talks” lidhur me protestat që po zhvillohen në Serbi për tragjedinë në Novi Sad në 1-vjetorin e incidentit. Si një person që e ka parë nga afër situatë në Serbi, Andoni përshkroi një atmosferë të rënduar dhe një shoqëri serbe të mbërthyer nga ankthi e pasiguria.

Më tej, gazetar kritikoi arrogancën dhe diskursin e presidentit Aleksandar Vuçiç, që sipas tij janë rritur mjaftueshëm.

“Ndjesi e hidhur, mua me duhet të shkoj një herë në vit për shkak të një anëtarësie në Serbi, ishte ndjesi e hidhur sepse në panairin e madh të Beogradit, gati ¼ e botuesve të njohur e kishin bojkotuar, të shikoje panairin aq të rrudhosur…

Për pjesën e shoqërisë civile, kanë një gjendje ankthi shumë të madh. Gjendje e cila lidhej që me përvjetorin e ngjarjes tragjike, por më pas dhe me ngjarjet që do pasonin. Ndjesia e serbëve ishte e ndjesia e të pakuptueshmes, ndjesia të cilën ata nuk e kanë më në dorë. Nuk dinë më forcat që janë kundër tyre, dhe arrijën ta mbajnë Vuçiçin në fuqi.

Arroganca dhe diskursi Vuçiç ka kapur parametra të jashtëzkaonshëm. Ka një problem, përballja e insitucioneve të brendshme. Njerëzit kanë filluar të jenë gjithnjë e më të ashpër me regjimin Vuçiç”, tha Andoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026