Vendi përfshihet nga reshje shiu, stuhi breshëri në Gramsh e Tiranë
I gjithë vendi është përfshirë nga mot i keq me reshje të dendura shiu. Gjatë mesditës së të shtunës, kryeqyteti është përfshirë nga një stuhi breshëri, i cili zgjati vetëm pak minuta.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe në qytetin e Gramshit, ku janë dashur vetëm disa minuta që rrugët e qytetit të zbardhen nga breshëri.
Sasia e madhe e breshërit që ra në një kohë shumë të shkurtër krijoi vështirësi në qarkullim. Sipas banorëve, stuhia zgjati rreth 5 minuta, por intensiteti i saj ishte i lartë.
Për momentin, nuk raportohen dëme të konsiderueshme në banesa apo në kulturat bujqësore, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë situatën.
Fenomeni vjen në një periudhë me luhatje të theksuara të motit, ku reshjet e shiut dhe breshërit po alternohen me temperatura të ulëta për këtë periudhë të vitit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen