Gjinia në fjalorin shqip, Serjani: Burrë e grua, jo rol social siç doni ta miratoni

8 Nëntor 2025 | 21:12

Teologu dhe drejtuesi i Institutit për Besim dhe Angazhim Kulturor, Kaon Serjani i ftuar në emisionin “Riview” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me projektligjin për gjininë. Serjani gjatë fjalës së tij u shpreh se përkufizimi i gjinisë është ideologjik.

Ai theksoi se në fjalorin e Gjuhës Shqipe, gjinia përkufizohet si tërësia e tipare natyrore që dallojnë mashkullin nga femra dhe roli i veçantë në riprodhimin e llojit të tyre. Sipas tij qeveria nuk respekton përkufizimet që ka ngritur vete dhe akademia që ka ngritur.

“Për herë të parë në historinë e legjislacionit kemi përkufizimin, gjini do të thotë kjo. Si është ky përkufizimi. Përkufizimi është ideologjik sepse e lidh me rolin social, nënkupton rolet e ndërtuar në kontekstin social.

Përkufizimi që i jep ligji, nënkupton rolet e ndërtuara qe i atribuohet një shoqërie të caktuar që e konsideron të përshtatshme. Fjala kyçe nënkupton rol gjinor, social. Kam sjell fjalorin e gjuhës shqipe, botim i Akademisë së Shkencave, e vitit 2002. Gjini sipas fjalorit të gjuhës shqipe tërësia e tipare natyrore, biologjike qe dallojnë mashkullin nga femra, ku dallon mashkulli nga femra dhe jo rolin social.

Dhe që i përcaktohet secilit roli e veçante në çfarë, jo në shoqëri, rolin në riprodhimin e llojit. Jo rolin social. Ne kërkonim konsensus për gjininë që do të hyjë për herë të parë në legjislacionin shqiptar. Pse nuk merret një përkufizim konsensual nga akademia e shkencave? Shteti nuk respekton akademinë që ngre vetë, përkufizimet që ka ngritur vete. Problematika është se përkufizimi kryesor për gjininë është ideologjik”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026