Pinderi: Shqipëria një nga vendet e para që njohu identitetin gjinor falë Berishës

8 Nëntor 2025 | 21:55

Aktivisti për të drejtat e komunitetit LGBT, Kristi Pinderi, ka komentuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën mbi projektligjin e ri për barazinë gjinore, të miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë.

Gjatë bisedës, Pinderi vlerësoi se legjislacioni shqiptar ka pasur momente kyçe në mbrojtjen e identitetit gjinor.

“Është e pahijshme të diskutohen gjëra të tilla. Ndihem shumë i lumtur për kontributin tim që kam dhënë në Shqipëri dhe për komunitetin LGBT.

Së pari, legjislacioni shqiptar ka 2 momente kryesore, kur Shqipëria futet ne arenën e diskursit ndërkombëtar publik në lidhje me të drejtat e njeriut për identitetin gjinor”, tha ai.

Pinderi theksoi se, në një moment të caktuar falë këmbënguljes së kreut të PD-së Sali Berisha, Shqipëria u bë një nga vendet e para në Evropë që njohu identitetin gjinor në ligjin kundër diskriminimit, si dhe vendi i parë që ratifikoi Konventën e Stambollit në vitin 2011.

“Momenti i parë është ai i vitit 2010, kur partia e PD-së ishte e vetmja që ka prezantuar në Shqipëri konceptin e identitit gjinor tek ligji kundër diskriminimit që është miratuar në shkurt 2010. Ishte këmbëngulja e Sali Berishës që Shqipëria u bë një ndër vendet që numëroheshin me gishtat e njërës dorë në të gjithë Europën që kishin një ligj aq përparimtar .

Në vitin 2011 ka qenë Sali Berisha përsëri dhe PD e cila ka pasur vullnetin politik që e bëri Shqipërinë vendin e parë që ka ratifikuar Konventën e Stambollit. Kjo konventë u bë pjesë e korpusit legjislativ të Shqipërisë.

Këto janë dy momente historike. Të dyja këto momente njohin identetin gjinor si bazë për mbrojtjen nga diskrimimnimi”, tha Pinderi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026