“14 vjeçe më morën”, Luana Myrto ndaj shoqatës LGBT: Më premtuan se do më shkollonin
Një debat i fortë dhe akuza të rënda janë hedhur në emisionin “Review” të moderatores Greta Topjana në Euronews Albania, ku e ftuar ishte transgjinorja Luana Myrto.
Në një rrëfim të drejtpërdrejtë, Myrto tha se është ndjerë e manipuluar dhe e keqpërdorur nga përfaqësues të komunitetit LGBT+, duke pretenduar se pas premtimeve për mbështetje, ajo është përballur me mashtrime, kërcënime dhe presion psikologjik.
“Më morën nga familja LGBT! Kam qenë me 10-ta në shkollë dhe më premtuan se do më ndihmonin, pasi isha e varfër! Më çuan te streha e LGBT-së. Më pas filluan kërcënimet dhe presioni që të gënjeja, të thosha se babai më rrihte, gjë që nuk ishte e vërtetë,” – tha Myrto, ndërsa sqaroi se fillimisht i ishte krijuar përshtypja se po ndihmohej, por më pas gjithçka kishte marrë një tjetër rrjedhë.
Sipas saj, qëllimi i vërtetë i disa anëtarëve të këtij komuniteti ishte përfitimi financiar në emër të mbrojtjes së personave LGBT, ndërsa në realitet, sipas saj, shumë prej tyre përfundonin të pambrojtur dhe të braktisur.
“Na premtonin që do na blinin telefon, që do na siguronin kushte më të mira, por as rroba të përdorura nuk na jepnin! Më lanë në mëshirë të fatit dhe nëse do kisha qëndruar atje, do shkoja drejt prostitucionit, ashtu siç kanë bërë me shumë të tjera,” – shtoi ajo me tone të forta emocionale.
Myrto deklaroi se më vonë ka zgjedhur të largohet dhe të transferohet në një tjetër shoqatë, duke pohuar se e ka marrë këtë vendim për të shpëtuar nga një sistem që, sipas saj, shfrytëzon personat vulnerabël për përfitime ekonomike e politike.
“Ata marrin miliarda në emër të mbrojtjes së komunitetit, por nuk ngrejnë asnjë institucion real që të ndihmojë njerëzit që janë vërtet në nevojë. Këta njerëz duhet të jenë pas hekurave,” – përfundoi Myrto.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti