Dy rajone ruse përballen me ndërprerje të energjisë pas sulmeve nga Ukraina

9 Nëntor 2025 | 13:54

Dy rajone ruse në kufi me Ukrainën po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike. Mësohet se rreth 20,000 banorë kanë mbetur pa energji pas sulmeve ukrainase në infrastrukturën energjetike. Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov shkroi në një postim në Telegram se rrjeti i energjisë elektrike dhe i ngrohjes është dëmtuar rëndë.

Në rajonin e Kurskut një zjarr shpërtheu në një nga objektet energjetike në fshatin Korenevo la 10 komunitete pa energji elektrike. Gjithashtu në Voronezh, një sulm me dron ukrainas gjatë natës shkaktoi probleme të përkohshme me energjinë elektrike dhe ngrohjen në qytet.

Sulmi në Voronezh nuk shkaktoi asnjë të lënduar. Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi një total prej 44 dronësh ukrainas që u rrëzuan gjatë natës, përfshirë 43 mbi rajonin kufitar të Bryansk dhe një mbi rajonin e Rostovit në Rusinë jugore.

Moska i quan sulmet terroriste, ndërsa Kievi thotë se ato janë vetëmbrojtje legjitime në luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Të shtunën, Rusia nisi sulme masive në rrjetet e energjisë elektrike, gazit dhe hekurudhore të Ukrainës.

Sulmi shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të konsiderueshme në termocentralet ukrainase dhe vrau shtatë persona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026