Raundi i dytë i zgjedhjeve, EULEX monitoron sigurinë me KFOR-n dhe policinë
Këtë të dielë në Kosovë po zhvillohet raundi i dytë për kryetarë komunash. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ka njoftuar se njësitë e tij janë në terren për të monitoruar situatën e sigurisë.
Sipas shefit të Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, njësitë janë duke patrulluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
“Ndërsa Kosova mban zgjedhjet e balotazhit për kryetarë komunash, Njësitë e Policisë së Formuar Rezervë dhe Njësitë e Policisë së Formuar të EULEX-it janë në terren, duke monitoruar situatën e sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar Barbano.
Ai shtoi se qëllimi i pranisë së EULEX-it është që çdo votues me të drejtë vote të mund ta ushtrojë lirshëm të drejtën e tij demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt