Flet Përparim Rama për Euronews Albania pas fitores së Prishtinës: Tani nis ahengu
Përparim Rama kryebashkiaku i rikonfirmuar në zgjedhjet lokale pas votimit të dytë, si proces i balotazhit, ka thënë se Prishtina tani do të hyjë në një fazë të re të procesit të saj.
Rama ka folur për Euronews Albania, në Review me moderatore Greta Topjanën ku ka thënë se Prishtina sipas tij do të lulëzojë dhe do të jetë një kryeqytet europian.
“Është gjithmonë një mrekulli e vërtetë kur fiton besimin e qytetarëve të kryeqytetit për të menaxhuar proceset zhvillimore. Këtë e kam kërkuar edhe para katër vitesh, kur kam thënë se transformimi i plotë ndodh brenda tetë vjetësh. Nuk kam asnjë dyshim se në këto katër vitet e ardhshme Prishtina do të lulëzojë.
I kemi të gjitha projektet në proces projektet tona madhore, platformat që bashkojnë lagjet të gjitha janë në zhvillim dhe do t’i përfundojmë në vazhdim. Prishtina do të bëhet një kryeqytet evropian ku qytetari është në qendër; një qytet me inteligjencë artificiale, qytet i mençur dhe me karakter unik në botë.
E gjithë Prishtina na pret sonte për të festuar. Këtu ka fituar zhvillimi, kreativiteti dhe e mira kundër sabotazhit dhe bllokadës. Në këtë festë të mrekullueshme për qytetin tonë të zemrës do të kemi pjesëmarrës nga të gjitha besimet dhe partitë, që do t’i bashkohen bashkërisht kësaj mbrëmjeje plot shpresë e bashkim.”-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt