Abdixhiku tregon komunat që fitoi LDK-ja në balotazh: Kosova kërkon maturi
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpallur fitoren e partisë së tij në pesë komuna pas përfundimit të balotazhit të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Në një konferencë për media të mbajtur nga selia qendrore e LDK-së në Prishtinë, Abdixhiku tha se mesazhi i qytetarëve ishte i qartë dhe se Kosova kërkon maturi përtej zhurmës.
“LDK, shtëpia e madhe e qytetarisë, sot ka fituar. Kemi fituar me ndershmëri, me përkushtim dhe me njerëzit më të mirë që ka ky vend,” deklaroi Abdixhiku.
Ai konfirmoi se LDK-ja ka siguruar fitoren në pesë komuna në balotazh — Prishtinë, Pejë, Viti, Dragash dhe Junik. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, prin me mbi 2000 vota ndaj kundërshtarit të tij nga Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, duke siguruar kështu edhe një mandat të dytë si kryetar i kryeqytetit.
“Përparim Rama është kryetar i Prishtinës edhe katër vitet e ardhshme,” theksoi Abdixhiku, duke e quajtur rezultatin një fitore të qytetarisë dhe të maturisë politike.
Sipas tij, rezultati i këtyre zgjedhjeve tregon se qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur stabilitetin dhe përgjegjësinë në vendimmarrje.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
- 18:32 Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme
- 18:31 Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën