Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Dalin rezultatet e exit poll-eve, Rama fiton Prishtinën

9 Nëntor 2025 | 19:20

Pas mbylljes së kutive të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, kanë dalë rezultatet e exit poll-eve, sipas të cilave kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe PDK-së kryesojnë në komunat kryesore.

Në Prishtinë, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, pritet të jetë kryetar për katër vitet e ardhshme, sipas exit poll-it të T7, duke marrë 52.8% të votave. K

undërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 47.2% të votave.

Në Gjakovë, Ardian Gjini i AAK-së ka fituar kundër Ardian Golës së Vetëvendosjes, me 59.2% ndaj 40.8%, sipas të njëjtit exit poll.

Në Pejë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së prin me 59.5%, duke mposhtur Taulant Kelmendin, i cili ka marrë 40.5%.

Në Prizren, Shaqir Totaj i PDK-së ka fituar me 55.5% të votave kundrejt 44.5% të Vetëvendosjes.

Ndërsa në komunën e Ferizajt, Arian Tahiri i PDK-së kryeson me 50.9%, ndërsa Faton Peci i Vetëvendosjes ka marrë 49.1%.

Këto janë rezultatet e Exit poll-it të publikuar nga T7.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026