Neli Demi: Prindërit kanë nevojë të edukohen, po i rrisin keq fëmijët
Psikoterapisti, Neli Demi thotë se nevojitet që të ndryshohet mënyra e prindërimit për të shmangur drama të fëmijëve. Madje ai propozon që të organizohen edhe trajnime në mënyrë që prindërit të arrijnë të dallojnë shenjat e para kur fëmijët e tyre abuzohen por gjithashtu të ndryshojnë dhe mënyrën e prindërimit.
“Prindërit duhet të dinë të dallojnë shenjat paralajmëruese se diçka po ndodh me fëmijët e tyre. Kanë nevojë të edukohen. Shumë vite më parë i kam propozuar edhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të krijuar shkolla prindërimi. Duhet të edukohen për rolin shumë të rëndësishëm që kanë në rritje e fëmijëve të tyre. Djemtë sidomos por edh vajzat rriten keq. Rriten në një mënyrë që krijojnë dhe prodhojnë drama të tilla”, deklaroi z. Demi.
Sipas psikoterapistit, është pikërisht modeli që fëmijëve u jepet në familje që çon në dhunë ndaj vajzave dhe grave pasi “djemtë shikohen si pronarë të femrave të familjes së tyre dhe sigurisht që cilësojnë si të tilla vajzat dhe gratë të jetës së tyre”.
Në këtë prizëm, Iris Luarasi, thotë se iniciativa të tilla kanë nisur duke krijuar grupe me baballarë për të rritur sensibilizimin për rolin e burrit dhe shtoi se është krijuar dhe një manual për prindërimin.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë