Zgjedhjet në Kosovë, gazetari jep detajet pas rezultatit përfundimtar
Në lidhje live nga Kosova, gazetari Kosov Gjoci për Euronews Albania komentoi situatën e zgjedhjeve lokale të raundit të dytë në Kosovë ditën e dielë, të cilat rezultuan me LDK dhe LVV fituese.
Sipas tij, Vitia do ta ketë shumë të vështirë për të bërë një përmbysje, duke pasur parasysh votat me kusht dhe votat e diasporës.
“E vetmja komunë që mund të rrezikohet është Vitia, ndërsa LDK-ja ka fituar me 100 vota më shumë. Kemi parasysh votat me kusht, votat e personave me aftësi të veçanta dhe votat e diasporës. Vitia është një komunë e vogël dhe gjasat për të pasur një numër të madh të votave nuk janë aq të mëdha. Si komunë ka një diasporë të madhe, por kur e di që numri i diasporës s’ka qenë i madh dhe nëse shpërndahet në 7-18 komuna, zvogëlohen gjasat për të pasur ndryshim, por nuk përjashtohet. Pjesa tjetër nuk besoj se do të ketë ndryshim. Nëse e shohim lëvizjen e komunave, Lëvizja Vetëvendosja është fituesja në këto zgjedhje. Nga katër komuna që ka marrë në 2021, sot ka shtatë komuna, por nëse e shohim nga ana tjetër, në disa komuna nuk ka performuar siç është pritur, duke pasur parasysh rezultatin e zgjedhjeve nacionale. Përtej idesë, Vetëvendosja është fituese, por nga ana tjetër nuk mund të konsiderohet ndonjë fitore e madhe,” është shprehur gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh