Tajlanda pezullon deklaratën e paqes me Kamboxhian, pas plagosjes së dy ushtarëve

10 Nëntor 2025 | 10:59

Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të një deklarate të përbashkët paqeje me Kamboxhian, pasi një minë tokësore plagosi dy ushtarë tajlandezë, këtë të hënë.

Sipas tij, ky veprim tregon se armiqësia ndaj sigurisë së në Tajlandë nuk është zvogëluar.

“Ajo që kemi ndjekur tani duhet të pezullohet derisa të rikthehet qartësia. Meqenëse është kështu, të gjitha veprimet e mëtejshme duhet të pezullohen”, është shprehur ai.

Charnvirakul shprehu mbështetje për ushtrinë tajlandeze lidhur me incidentin, i cili ndodhi gjatë një misioni patrullimi në kufirin me Kamboxhian.

“Unë tashmë u kam thënë atyre të veprojnë siç e shohin të arsyeshme, unë qëndroj me ta dhe mbështes çdo hap”, tha ai.

Zëdhënësi i qeverisë, Siripong Angkasakulkiat, njoftoi në këtë drejtim se “lirimi i planifikuar i të burgosurve të luftës kamboxhiane më 12 nëntor do të pezullohet gjithashtu”.

Kur u pyet nëse pezullimi i deklaratës së përbashkët do të ishte i pacaktuar, ai tha: “Nuk mund të themi se është i pacaktuar, do të nevojiten diskutime. Tani për tani, gjithçka duhet të ndalet derisa incidenti me minat tokësore të adresohet plotësisht”, u shpreh Angkasakulkiat.

Ndërkohë, në tetor, kryeministrat e Tajlandës dhe Kamboxhias, Anutin Charnvirakul dhe Hun Manet, nënshkruan një marrëveshje paqeje në prani të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në margjinat e samitit të 47-të të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kuala Lumpur.

Dokumenti përshkroi hapat e mëtejshëm drejt një zgjidhjeje paqësore të tensioneve kufitare midis dy vendeve. Palët u zotuan “për të ulur tensionet dhe për të rivendosur besimin dhe marrëdhëniet reciprokisht të dobishme” midis dy vendeve.

Sipas rapoerimeve, për të arritur këtë qëllim, ato ranë dakord të “zbatojnë uljen e tensioneve ushtarake nën vëzhgimin dhe verifikimin e Ekipit Vëzhgues të ASEAN, duke përfshirë heqjen e armëve dhe pajisjeve të rënda dhe shkatërruese nga kufiri dhe kthimin e tyre ushtarak”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026