VIDEO/ Përplasje fizike në Këshillin Bashkiak të Pogradecit

10 Nëntor 2025 | 14:51

Një konfrontim fizik është regjistruar këtë të hënë në Këshillin Bashkiak të Pogradecit pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qera”.

Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, ç’ka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike. Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.

 

Menjëherë pas miratimit të projekt-vendimit, njëri prej këshilltarëve bashkiakë është ngritur nga tavolina dhe është përfshirë në një konfrontim fizik me një nga banorët e fshatit Çërravë, i pranishëm në sallë për të kundërshtuar vendimin.

Ngjarja ka sjellë ndërhyrje të menjëhershme për qetësimin e situatës, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë pasoja ligjore apo masa ndaj të përfshirëve në incident.

Banorët e Çërravës kanë shprehur pakënaqësi ndaj vendimit, duke e konsideruar atë cenim të interesave të tyre dhe kanë paralajmëruar për përshkallëzim të protestave nëse nuk rishikohet.

Në bashki kanë mbërritur efektivë të policisë pas përplasjes për sqarimin e rrethanave të situatës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026