Humbja në Vlorë, reagon kandidati i mbështetur nga opozita: Ra miti i kështjellave

10 Nëntor 2025 | 17:34

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, i mbështetur nga opozita, Dionis Sota, reagoi këtë të hënë pas humbjes në zgjedhje përballë kandidatës së Partisë Socialiste, Bruna Mersini.

Ai falenderoi qytetarët për mbështetjen dhe shprehu zhgënjimin e tij për praktikat që, sipas tij, shkelën barazinë zgjedhore.

“Më 9 nëntor ra miti i kështjellave. Doli zbuluar forca e vërtetë e strukturave patronazhisht me fleta në duar, që telefononin çdo qytetar të Bashkisë Vlorë, përfshirë edhe mua, kandidatin rival,” tha ai.

Ai akuzoi drejtues institucionalë për mosrespektim të barazisë zgjedhore, duke deklaruar hapur se punojnë dhe luftojnë për PS-në, dhe theksoi se kjo nuk është të punosh për qytetarët, por të mbash peng popullin.

Kandidati gjithashtu falenderoi mbi 2,300 qytetarë që besuan në vizionin e tij për një “Vlorë Evropiane për të gjithë” dhe premtoi se do të vazhdojë angazhimin e tij për qytetin.

“Unë e dua Vlorën me shpirt. Këto parime dhe këtë energji do ta çoj përpara dhe sa të mundem do t’i trashëgoj brezave që vijnë,” përfundoi ai.

Kujtojmë se Vlora ishte bashkia e parë që e nxori rezultatin dhe pati pjesëmarrjen më të ulët me vetëm 12.5% të zgjedhësve.

Drejtuesja e re e Bashkisë do të jetë ish-deputetja Brunilda Mersini, e cila nën logon e PS-së arriti të marrë një fitore të thellë me 78% të votave, ose 15,672 vota.

Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD dhe aleatët, Dionis Sota, mori 2,333 vota (11.68%), ndërsa këshilltari i PD-së, Gjergji Nika, që u rebelua ndaj partisë mori 1,975 vota (9.88%).

Reagimi i plotë i Dionis Sotës

“Ju falenderoj nga zemra tẽ gjithë ju që besuat tek unẽ dhe tek vizioni qẽ shpalosa: Njẽ Vlorẽ Evropiane pẽr tẽ gjithẽ!

2333 zemra tẽ sinqerta,tẽ lira dhe plot shpresẽ pẽr qytetin tonẽ tẽ dashur. Ndjesẽ qẽ ndoshta nuk ishte koha e nevojshme për ta shpalosur edhe më gjerẽ programin tek tẽ gjithë bashkëqytetarët. Ndjesë edhe për ata të cilët nuk arrita ti bindja për pastërtinë,sinqeritetin dhe dashamirësinë e vërtetë që kam për Vlorën.

Gjithashtu u drejtohem të gjithë vlonjatëve:

Më 9 Nëntor ra miti i kështjellave, doli zbuluar forca e vërtetë e strukturave patronazhiste me fleta nëpër duar duke telefonuar ç’do qytetar të bashkisë Vlorë pa përjashtim me papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë më të madhe,duke më telefonuar edhe mua,kandidatin rival. I telefonuar 2 herë nga shtabi socialist pa e ditur aspak se kë po telefononin! Drejtues administratash që organizuan takime elektorale vetëm për kandidatin e PS. Të verbuar dhe totalisht në mosrespektim të barazizë zgjedhore duke deklaruar hapur si drejtues institucional se punon e lufton për PS. Kjo nuk është të punosh për popullin,kjo është të mbash peng popullin.

Nuk është kjo rruga për të hyrë në Evropë dhe për tu kthyer ně Evropianë, kjo është rruga për të emigruar në Evropë dhe është rruga më e sigurtë për të shkuar drejt dyerve të SPAK.

Unë e dua Vlorën me shpirt sepse kur linda u frymova me këtë ajër dhe energji,u rrita mes miqsh e shokësh me vlera të vërteta besnikërie e korrektësie. U rrita nga një familje e devotshme me parime të pathyeshme dhe këto parime,këtë energji dhe këtë karakter do të vazhdoj ti çoj përpara dhe sa të mundem ti trashëgoj brezave që vijnë!

Ky është vetëm fillimi!

Zoti e bekoftë Vlorën dhe vlonjatët”, shkruan Sota.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026