SPAK e thirri për 21 janarin, Berisha: S’më ka ardhur gjë, Rama ka bllokuar hetimin

10 Nëntor 2025 | 18:00

Një fletëthirrje nga SPAK i është dërguar këtë të hënë kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me 21 janarin

I pyetur nga mediat nëse do të paraqitet të premten në orën 10:00 në SPAK siç kërkohet në fletëthirrje Berisha tha se nuk ka marrë asnjë fletëthirrje. Ai u shpreh se është i gatshëm të shkojë sa herë të thirret lidhur me këtë ngjarje, hetimin e të cilës sipas tij e ka bllokuar kryeministri Edi Rama.

“Personalisht nuk kam marrë asnjë fletë thirrje, për faktin e thjeshtë se Alfred Greca, para se të ma dërgojë mua, ua çon gazetarëve. Unë nuk kam asnjë problem …Unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike. Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre. Nga viti 2013 e gjer sot, që prokurorinë e ka në dorë Edi Rama, është vetëm ai që ka penguar hetimi. Ai dhe vetëm ai. Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, ka kërkuar hetim. Ka fatmirësisht, deklaratat e qeverisë së SHBA-së, ku z. Steinberg që ishte asistent i sekretarit të shtetit dhe Thomas Countryman që kërkuan hetimin nga polici tek organizatori. Organizator janë me dokumente se kush është. Pra unë shkoj dhe e kam thënë, në çdo thirrje, se kjo është normale. Por jam thellësisht i hetuar, që të hetohet e plotë kjo ngjarje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026