“Skandal i madh”, deputeti ankohet në parlament për vonesën e Grand Theft Auto VI
Një deputet polak ka tërhequr vëmendjen e mediave duke shprehur “shqetësim” për vonesën e fundit të lojës së shumëpritur Grand Theft Auto VI, e cila është konsideruar si një nga videolojrat më të pritura të dekadës.
Gjatë një seance parlamentare, Witold Tumanowicz, anëtar i partisë opozitare KWiN (Konfederata e Lirisë dhe Pavarësisë), foli për shtyrjen e publikimit të lojës, duke e quajtur situatën një “skandal të madh”.
“Sinqerisht, nëse njerëzit nuk dalin në rrugë për diçka të tillë, nuk e di çfarë do të ndodhë”, tha ai me shaka, duke ngjallur reagime të përziera në media dhe rrjetet sociale.
Disa media polake e kritikuan veprimin e deputetit si një “skenë absurde”, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale e komentuan me humor.
Një deputet tjetër, nga Partia Ligj dhe Drejtësi, Paweł Szrot, mbështeti kolegun e tij dhe e theksoi situatën me ironi: “Shpresoj që shtesa për Bannerlord të mos vonohet më tej.”
Grand Theft Auto (GTA) është një seri videolojërash me temë gangsterësh e njohur globalisht për personazhet e saj të ndërtuar mirë, ambientet realiste dhe përmbajtjen e fuqishme, duke u kthyer në një ikonë të kulturës pop.
Seria ka filluar në vitin 1997 dhe ka shitur mbi 450 milionë kopje.
GTA VI, e cila fillimisht ishte parashikuar që të dilte në vjeshtën e vitit 2025, është shtyrë tashmë dy herë ndërsa mendohet që do të dalë në vitin 2026.
Rockstar Games shpjegoi se shtyrja është e nevojshme për t’i dhënë zhvilluesve kohën për të përfunduar lojën me nivelin e cilësisë që fansat presin dhe meritojnë.
Kapitulli i mëparshëm, GTA V, është publikuar 12 vjet më parë, gjë që shpjegon pritjen e madhe dhe entuziazmin për titullin e ri.

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë