Atentati në Rinas: Të shtënat vijuan mbi 30 sekonda, plumbat depërtuan në biznese

11 Nëntor 2025 | 16:43

Burime për Euronews Albania kanë siguruar pamjet e shenjave të plumbave që kanë goditur hotelit fare pranë vendit ku ka ndodhur atentati, në rrethrrotullimin e Rinasit.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, drejt automjetit tip Benz S-Class ku lëviznin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri), dyshohet të jenë qëlluar me dy armë të gjata zjarri. Sipas dëshmitarëve, të shtënat kanë vijuar për mbi 30 sekonda, nga ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve të rastit që kanë qenë rreth bizneseve në këtë zonë. Bizneset pranë kryesisht janë bar-kafe, lokale apo hoteleri.

Konkretisht, plumbat kanë depërtuar deri brenda hollit të një hoteli fare pranë vendit të ngjarjes, duke dëmtuar fasadën e biznesit.

Grupi hetimor ende nuk ka zbardhur plotësisht ngjarjen, por po punohet për identifikimin e autorëve apo intenerarin që ato kanë ndjekur, si dhe të personave të mundshëm që kanë qenë në rolin e vëzhguesve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026