Abuzimi me substancat nga adoleshentët, mjekët: Duhet veprim për reduktimin e dëmit
Adoleshentët shqiptarë po tundohen gjithmonë e më shumë në sjellje të rrezikshme. Mjekët toksikologë thonë se tendencat e të rinjve janë nga eksperimentimi me duhanin në moshë fare të vogël e deri tek kokaina, në rininë e hershme duke u bërë të varur prej tyre.
“Substancat kryesore janë cigarja, që fillohet në moshë goxha të vogël dhe 10-11 vjeç kemi pas raste dhe pastaj kanabisi, lojërat e fatit dhe pastaj në mosha pak më të rritura, kokaina, alkooli dhe substancat psikoaktive. Pra këto janë kryesisht substance që abuzohet në moshat e adoleshencës”, thotë Sonila Bitri, toksikologe.
Ekspertët e shëndetësisë thonë se konsumimi I këtyre substancave në mosha të vogla, janë të dëmshme dhe duhen ndaluar.
“Në momentin që ne nisim abuzimin në moshë të re, risku për varësi është më i lartë dhe koha e krijimit të varësisë është më e shkurtër, sepse kurioziteti i adoleshentëve, çon në një abuzim multisubstancior dhe janë shumë faktor risku që bëhen shkak për të krijuat varësi më shpejt se sa në mosha të tjera”, shprehet toksikologia.
Në kushtet e një kambane alarmi, mjekët kërkojnë që të dëgjohen thirrjet e heshtura të adoleshentëve për ndihmë.
“Qëndrimi në telefon, izolimi nëpër dhoma, qëndrimi pa vëmendjen e familjarit, të gjitha këto janë zile alarmi që mund te jemi në risk të abuzimit substancior. Kështu që parandalimi është hapi I parë dhe në momentin që është instakuar sëmundja, që është instaluar problemi. Këshillimi me mjekun toksikolog, psikiatrin, psikologun është zgjidhja më e mirë për të nis sa më herët trajtimin”, apelon Bitri.
Ekspertët e shëndetësisë i mëshojnë faktit se reduktimi i dëmit është një zgjidhje, për ata që janë në moshe madhore, por kur vjen puna te minorenët aty është vija e kuqe. Toleranca zero është e vetmja mënyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur