U gjet i djegur në makinë, pista e hetimit për vrasjen e të riut shqiptar në Greqi
Vrasja brutale e 27-vjeçarit shqiptar, i cili u gjet i karbonizuar dhe i lidhur në pjesën e pasme të një makine në Skourta në Greqi mbetet mister. Autoritetet greke po vijojnë hetimet dhe kanë ngritur pistat e hetimit.
Deri më tani, arsyet e krimit brutal nuk janë sqaruar, me policinë që po shqyrton mundësinë se autor mund të jetë ish-i dashuri i partneres së shqiptarit. Sipas mediave greke, shqiptari ishte kërcënuar më parë nga një ish i dashur i vajzës me të cilën ishte në një lidhje.
Skenarët e tjerë për veprimtari të paligjshme momentalisht nuk po shqyrtohen pasi i riu nuk rezulton të jetë përfshirë në aktivitete kriminale. Ngjarja ka tronditur vendin pasi autori/ët e panjohur qëlluan 27-vjeçarin dhe më pas trupin e tij e futën në sediljen e pasme të një makine të vjedhur dhe e dogjën.
Ai u identifikua përmes ADN-së. Makina në të cilën u gjet ai, ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara, të cilat korrespondonin me një automjet të të njëjtit lloj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur