Rubio mohon se Britania nuk ndan më informacione rreth Karaibeve me SHBA-në
Sekretari i SHBA-së, Marco Rubio, ka mohuar pretendimet se Britania e Madhe ka ndaluar ndarjen e informacioneve të inteligjencës me SHBA-në për shkak të sulmeve të saj ndaj “narko-anijeve” në Karaibe.
Sipas raportimeve, Mbretëria e Bashkuar nuk po jepte më informacione SHBA-së ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në brigjet e saj sepse i konsideron ato si të paligjshme.
Megjithatë, Rubio e mohoi këtë pretendim pas një takimi me ministrat e jashtëm të G7 në Kanada.
Ishte një “histori e rreme”, tha Rubio, duke shtuar se SHBA-të kishin një partneritet të fortë me Mbretërinë e Bashkuar.
Britania kishte ndërprerë ndarjen e informacioneve një muaj më parë me SHBA-n sepse nuk donte të përfshihej në sulme që i kishte konsideruar të paligjshme, shkruan CCN.
Mbretëria e Bashkuar ka asete inteligjence të bazuara në disa nga territoret e saj në Karaibe dhe në të kaluarën e ka ndihmuar Uashingtonin të identifikojë anijet e drogës në mënyrë që ato të mund të interceptohen nga Roja Bregdetare e SHBA-së.
Megjithatë, zyrtarët britanikë thuhet se besonin se sulmet, të cilat kanë vrarë të paktën 76 persona, shkelin ligjin ndërkombëtar dhe pajtohen me një vlerësim nga shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së se ato përbëjnë “vrasje jashtëgjyqësore”.
Administrata e Donald Trump është përballur me kritika në Kongres në lidhje me bazën ligjore mbi të cilën po vazhdon me sulmet, nga të cilat 19 janë njoftuar publikisht.
Në një memo drejtuar komisioneve të kongresit, presidenti amerikan sinjalizoi se po përdorte fuqi të gjera të kohës së luftës për të justifikuar politikën, e cila filloi në fillim të shtatorit.
Ai deklaroi se SHBA-të ishin në një “konflikt të armatosur” me kartelet e drogës, anëtarët e të cilëve i quajti “luftëtarë të paligjshëm”, gjë që sipas ligjit ndërkombëtar u lejon vendeve të vrasin armiqtë që nuk paraqesin kërcënim të menjëhershëm.
Trump ka argumentuar gjithashtu se sulmet janë të justifikuara sepse çdo anije është e ngarkuar me narkotikë të mjaftueshëm për të vrarë 25,000 amerikanë.
LEXONI GJTIHASHTU:
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona