Ministri Roth pas takimit me Bashën: I besojmë ODIHR për zgjedhjet, më 22 qershor shpresojmë për çeljen e negociatave
Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme federale, Michael Roth u shpreh pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha, se për procesin zgjedhor të 25 prillit i beson vlerësimit të ODIHR, që sipas është një institucion i pavarur.
“Natyrisht që të gjitha kritikat që do të adresohen ndaj problematikave të konstatuara në këtë drejtim do duhet të qartësoheshin dhe kjo duhet të bëhej përmes institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë kontekst. Ne i besojmë në këtë kontekst vlerësimeve të ODIHR, që është një institucion kompetent dhe i pavarur që na ka mbështetur në vlerësimin e proceseve zgjedhore, nëse këto procese zgjedhore kanë qenë të ndershme të hapura”, u shpreh z. Roth.
Ministri gjerman shtoi se është dakord me kreun e PD-së, Lulzim Basha kur ky i fundit deklaron se e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër.
“Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme, kjo nuk varet nga qeveria e një vendi, por varet edhe nga strukturat të tilla si parlamenti dhe opozita e këtij vendi. Unë uroj dhe shpresoj se pas debateve të së shkuarës të mund të gjendet një ton konstruktiv dhe një qasje me respekt në marrëdhënien me opozitës dhe qeverisë”, tha ai.
Roth deklaroi se shpreson që më 22 qershor të bëhet çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe më pas të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.
“Ne shpresojmë shumë që më 22 qershor Këshilli i BE-së të mbërrijë në çeljen e negociatave të anëtarësimit dhe zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, u shpreh ministri gjerman.
Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se më 25 prill Shqipëria humbi një mundësi të artë.
Ai theksoi se i kërkoi ministrit gjerman që të flasë për masakrën zgjedhore para se të jetë vonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti