Deputetet e opozitës kërkesë Presidentit: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore
Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare presidentit, Bajram Begaj që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore. Në kërkesë evidentohen të gjitha argumentet për antikushtetutshmërinë e ligjit.
Në kërkesë theksohet se presidenti është përpara një prove historike: A do të mbrojë parimet e Kushtetutës, të arsyes dhe të lirisë, apo do të dorëzohet para imponimit të ideologjisë? A do të qëndrojë në themelin e së drejtës, apo do të rrëshqisi në autoritarizëm ideologjik të paketuar si “tolerancë”?
“Për këtë arsye, ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përcarjen, deformimin, denatyrimin, dhe të ndiqni edhe këshillat e komuniteteve fetare, për të ruajtur tradidën shqiptare se asnjë rregull në shoqrinë tonë nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare.
Për të gjitha sa më lart, Të riktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për barazinë gjinore”, sipas kompetencës që ju njeh Kushtetuta në nenin 85 të saj”, thuhet në kërkesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM