Balliu shefes së SHISH: Deputetët pa certifikatë sigurie, kurse shoku i Gilmandos po
Deputeti PD-së, Klevis Balliu gjatë fjalës së tij përballë kreut të SHISH, Vlora Hyseni ka folur lidhur me faktin se Mustafa Sheqeri i cili u plagos gjatë atentatit në Rinas kishte certifikatë sigurie.
Teksa Balliu fliste në Komision nuk munguan as të qeshurat ironike për situatën absurde. Ai theksoi se Sheqeri kishte certifikatë sigurie nga DSIK ndërsa për deputetët duket e vështirë ta marrin.
“Nuk ka ndonjë sekret shtetëror se certifikatë sigurie që sot s’kanë kolegët e mi kishte ai që ishte me Gilmando Danin në makine. Ajo është e rënde këtu dhe s’kemi probleme së s’paskan certifikatë sigurie deputetet e komisionit.
Tani ju lutem për respekt te institucionit që përfaqësoni ato që janë për tu bëre publike bëjini publike. Ato që thash unë janë pak nga ato qe janë të shkruara këtu. Që dje në dy studio televizive po diskutoheshin, tani nga dje që diskutoheshin bëhen sekrete.
Nuk është e vërtetë, çeshitet që janë sekret shtetëror pa diskutim të gjithë kolegët duan t’i mbrojnë dhe u japin hapësirë qe keni nevojë,” tha Balliu.
Mustafa Sheqeri ishte shoqëruesi i Gilmando Danit gjatë atentatit në Rinas. Autorët iu zunë pritë dhe qëlluan drejt mjetit të tyre duke vrarë Danin. Sheqeri ka marrë plagë të shumta dhe në gjendje të rëndë për jetën.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama mbërrin në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni (VIDEO)
- Bileta e urbanit në Kamëz 50 lekë, qytetarët dalin në protestë! Flasin pensionistët
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar