Varreza masive në Kizhevak, Ibrahim Makolli: Të gjitha mbetjet mortore mund të jenë nga masakra e Rezallës
Kryetar i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit në Kosovë, Ibrahim Makolli u shpreh në Euronews Albania se nuk dihet ende numri i saktë i personave që mund të jenë varrosur në varrezën masive në Kizhevak.
“Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë që kanë trajtuar mbetjet njerëzore të gjendur aty, bëhet fjalë për së paku 9 persona. Numri i saktë do të dihet pas pranimit të rezultateve laboratorike”, u shpreh zoti Makolli.
Ai tha më tej se dyshohet se të gjitha mbetjet mortore në këtë varrezë mund të jetë trupa të masakrës së Rezallës.
“Përderisa janë identifikuar dy trupa të masakrës së Rezallës të vitit 1999 dhe bëhet fjalë po ashtu për një numër të zhdukur nga ky lokalitet, duke pasur parasysh edhe ndërlidhjen që ka tashmë me Rudnicën, veprimet tona flasin që shumica e tyre duhet të jenë nga ky lokalitet, por duhet të presim përfundimin e analizave”, tha z. Makolli.
Ai shtoi se në territorin e Serbisë janë duke u bërë hulumtime edhe për tri vende të tjera ku mund të ketë varreza masive.
LEXONI GJITHASHTU:
Në Kizhevak të Serbisë janë gjetur mbetjet mortore të të paktën nëntë viktimave të luftës
Rifillojnë gërmimet për mbetjet mortore të viktimave të luftës në Kizhevak
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi