Studiuesit krijojnë mikrorobotë që notojnë në gjak për të parandaluar goditje në tru
Studiuesit në Institutin Federal të Teknologjisë ETH Zurich kanë krijuar mikrorobotë me madhësi më të vogël se dy milimetra, të aftë të lundrojnë nëpër enët e gjakut dhe të shpërndajnë ilaçet pikërisht aty ku janë të nevojshme për të parandaluar goditjet në tru.
Këto robotë nuk janë testuar ende te njerëzit, por kanë funksionuar me sukses në eksperimente me derra dhe dele, u raportua në revistën “Science”.
Aktualisht, shumë sëmundje, të tilla si goditja në tru ose tumoret, kërkojnë doza të mëdha ilaçesh që shpërndahen në të gjithë trupin, gjë që rrit rrezikun e efekteve anësore, raportoi Swiss Info.
Mikroroboti i ri e zgjidh këtë problem, falë një kapsule sferike xheli në të cilën mund të futen ilaçet.
Kapsula është e pajisur me nanopjesëza oksidi hekuri, të cilat mund të kontrollohen nga fusha magnetike të jashtme.
Kur roboti arrin në vendin e synuar, kapsula nxehet nga një fushë magnetike me frekuencë të lartë , e cila bën që xheli të tretet dhe ilaçi të lirohet.
“Është e mahnitshme se sa gjak pompohet nëpër enët tona të gjakut dhe me çfarë shpejtësie. Sistemi ynë i navigimit duhet të jetë në gjendje t’i përballojë të gjitha këto”, tha studiuesi i ETH Zurich dhe autori kryesor i studimit, Fabian Landers.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut