EMRAT/ Gjenden në një bazë të përpunimit të kanabisit, arrestohen 6 gra në Shkodër
Policia e Shkodrës ka zbuluar një ambient ku përpunohej dhe përgatitej kanabis për shitje ndërsa ka arrestuar 6 gra si dhe organizatorin e dyshuar.
Në kuadër të operacionit “Ndërmollasi” u arrestuan në flagrancë shtetasit Ramazan Meaj, 35 vjeç, Lulë Martini, 51 vjeçe, Arsilda Zymeri, 22 vjeçe, Lula Koceku, 46 vjeçe, Pashke Koceku, 43 vjeçe, Zamira Koceku, 18 vjeçe, si edhe një 16-vjeçare, të gjithë banues në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Ramazan Meaj ( i dyshuar si organizator i veprimtarisë kriminale) dhe në ambientet përreth, janë gjetur dhe sekuestruar: 12 kilogramë e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në fazë përpunimi, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lëndë shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të dyshuara të trafikuara, pa targa dhe pa numër shasie, 7 celularë dhe 700 euro.
Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i policisë
“Në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Ndërmollasi”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: -R. M., 35 vjeç, L. M., 51 vjeçe, A. Z., 22 vjeçe, L. K., 46 vjeçe, P. K., 43 vjeçe, Z. K., 18 vjeçe, dhe një 16-vjeçare, të gjithë banues në Shkodër.
Gjatë operacionit, është kryer kontroll në banesën e shtetasit R. M. (organizatori i veprimtarisë kriminale) dhe në ambientet përreth, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 12 kilogramë e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në fazë përpunimi, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lëndë shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të dyshuara të trafikuara, pa targa dhe numër shasie, 7 celularë dhe 700 euro.
Punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu