Veliaj letër monitoruesve të KiE: Pres tju takoj në paraburgim

14 Nëntor 2025 | 15:05

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dërguar një letër misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, që do të zhvillojë vizitën e tij në Shqipëri nga 17 deri më 19 nëntor.

Gjatë qëndrimit në vend, përfaqësuesit e Kongresit do të zhvillojnë një takim në ambientet e IEVP Durrës, ku Veliaj mbahet në paraburgim që prej 10 shkurtit, si pjesë e hetimeve për korrupsion dhe pastrim parash.

Në kërkesën e tij drejtuar SPAK, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Veliaj kërkon që të sigurohen kushtet për zhvillimin e takimit, duke theksuar se qëllimi është transparenca, komunikimi i drejtpërdrejtë dhe informimi mbi situatën e tij ligjore dhe statusin institucional si kryebashkiak. Ai referohet gjithashtu në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht nenet 6 dhe 8, që garantojnë të drejtën për komunikim dhe përfaqësim.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt dhe më 23 shtator, Këshilli Bashkiak vendosi shkarkimin e tij për mungesë në punë, vendim i konfirmuar më pas nga Këshilli i Ministrave më 25 shtator. Kryebashkiaku e kontestoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese, e cila më 3 nëntor vendosi në favor të tij, duke shpallur të paligjshëm shkarkimin dhe duke e rikthyer në detyrë. Sipas gjykatës, mungesa e tij në punë ishte e lidhur me arrestimin, dhe jo me shkelje të rëndë ose abuzim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026