Panairi i librit: Rudolf Marku sjell ‘Kthimet’, poezitë për mallin dhe kohën

14 Nëntor 2025 | 17:20

Rudolf Marku, një nga poetët dhe mendimtarët e njohur të letërsisë shqiptare, vjen para lexuesit me librin e tij të ri me poezi, “Kthimet”.

Në këtë vepër, Marku rikthehet te motivet që e kanë shoqëruar gjithmonë atdheu, kujtesa, malli dhe udhëtimet e brendshme që njeriu bën gjatë jetës.

“Gjithmonë njeriu në një moment kthehet. E gjithë jeta njerëzore është një udhëtim, udhëtim idesh, udhëtim gjeografik, udhëtim kohor. Dhe çdo udhëtim ka një kthim të vetin. Kthehet njeriu tek vetja e vet, tek të tjerët, tek gjërat që ka humbur…”, tha Marku.

“Kthimet” është një rrugëtim emocional, ku autori përballon kohën, humbjet dhe gëzimet e vogla që e mbajnë njeriun të lidhur me rrënjët.

Në këte panair të 28-të të librit Rudolf Marku vjen dhe me tre përkthime të reja.

Marku mes të tjerash thotë se poezia është e veçantë për çdo person në vetvete.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026

“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit

Muzika pushtoi kalanë e Rozafës, ku nata e dytë e “Za Fest” mblodhi qindra artdashës nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit. Në një...
16:18 | 25/07/2026

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj

Edicioni i dhjetë i “Za Fest” ka ngritur siparin në Muzeun Historik të Shkodrës, duke shënuar një dekadë të një festivali që është kthyer në...
16:40 | 24/07/2026