Përdhunimi dhe vrasja e Sophie Narm në 1991, autor i dyshuar Dominique Pelicot
Autoritetet franceze do të zhvarrosin eshtrat e një gruaje 23-vjeçare që u përdhunua dhe u vra në Paris në vitin 1991. Zhvarrimi do të kryhet për të përcaktuar nëse Dominique Pelicot është përgjegjës për krimin.
Ai u dënua vitin e kaluar me 20 vjet burg për drogimin e gruas së tij, një rast që shokoi Francën pasi ai ftonte edhe burra të panjohur për të përdhunuar atë.
“Qëllimi është të gjendet diçka në eshtrat e viktimës, agjentes së pasurive të patundshme Sophie Narm që mund të çojë te autori i krimit”, shtoi avokatja duke vënë në dukje se klienti i saj 72-vjeçar beson se kjo është një mënyrë në të cilën përfshirja e tij mund të përjashtohet.
Zyra e prokurorit të Parisit konfirmoi se vendimi i Gjykatës së Apelit të Versajës hap rrugën për zhvarrosjen e Sophie Narm. Ky është një nga dy rastet e vjetra e të pazgjidhura në të cilat Dominique Pélicot konsiderohet i dyshuar.
Në dhjetor të vitit 1991, Sophie Narm u përdhunua dhe u vra ndërsa u tregonte klientëve një apartament në Paris. Ajo u gjet gjysmë e zhveshur dhe e rrahur nga menaxheri i zyrës ku punonte.
Autori i krimit nuk u identifikua kurrë. Dominique Pelicot është dyshuar kohët e fundit pasi ai pranoi pjesërisht se ishte përfshirë në tentativën e vrasjes së një agjenti tjetër të pasurive të patundshme në zonën e Parisit në vitin 1999.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Për herë të parë fond për të gjitha nevojat për barnat për kancerin
Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura