PZAP rrëzon kërkesën për rivotim në Mitrovicën e Jugut, PDK: Vendim i padrejtë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP ka refuzuar ankesën e PDK-së për zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Jugut, përmes të cilës kërkonte dërgimin e kësaj komune në rivotim. PZAP gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimin për “tren bullgar”.
“REFUZOHET e pabazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës
(PDK), me seli në Prishtinë, me te cilën ka kërkuar qe te urdhërohet Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve (KQZ), që brenda afatit të caktuar ligjor, të përsërisë procesin zgjedhor në
Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe
rregulloret përkatëse”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Partia Demokratike e Kosovës pas vendimit ka reaguar dhe ka shprehur zhgënjimin. Sipas tyre vendimi nuk pasqyron atë që realisht ka ndodhur në terren.
Sipas PDK, janë dorëzuar prova dhe dëshmi që tregojnë se procesi zgjedhor është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve nuk është respektuar sipas ligjit dhe standardeve demokratike.
PDK paralajmëron se nuk do të ndalet me kaq. Partia njofton se hapi i radhës është dërgimi i ankesës në Gjykatën Supreme, instanca përfundimtare që mund të vendosë për integritetin e procesit.
“Partia Demokratike e Kosovës shpreh zhgënjimin e saj të thellë me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili sot ka refuzuar ankesën tonë lidhur me parregullsitë e evidentuara në procesin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut.
Ne e konsiderojmë këtë vendim të padrejtë dhe të pambështetur në realitetin e asaj që ka ndodhur në Mitrovicë. PDK ka paraqitur fakte, dëshmi dhe situata të dokumentuara që tregojnë qartë se procesi zgjedhor është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve nuk është respektuar në mënyrën siç e kërkon ligji dhe standardet demokratike.
Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të ndalet. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat ligjorë që garanton Republika e Kosovës. Hapi ynë i radhës është paraqitja e ankesës në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, e cila është instanca përfundimtare dhe vendimtare për të garantuar drejtësi dhe integritet të procesit zgjedhor.
PDK është dhe mbetet në mbrojtje të votës së lirë, të drejtë dhe të pastër të qytetarëve. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa respektimin e ligjit dhe të vullnetit të shprehur të qytetarëve të Mitrovicës. Drejtësia do të vijë. Ne do të vazhdojmë deri në fund”, shkruan PDK.
LEXONI GJITHASHTU:
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës