Drogoi dhe abuzoi 7 gra, dënohet me burg të përjetshëm kinezi në Angli
Një 33-vjeçar kinez është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Londër për përdhunimin e të paktën shtatë grave. Sao Zhou i përdhunoi ato pasi i drogoi, duke u dhënë një koktej të cilin ai e quante “Pranvera e Jetës”.
Përdhunimet ndodhën në apartamentin që 33-vjeçari kishte në një lagje të njohur të Londrës, ku ai organizonte takime që synonin kryesisht të ndihmonin gratë që sapo kishin shkuar në Britani nga Kina.
Sipas aktakuzës, Zhu kishte arritur të fitonte besimin e grave që ai kishte në shënjestër. Pasi u jepte pijen në fjalë, autori i krimit i çonte ato në dhomën e tij të gjumit në gjendje të pavetëdijshme ku i përdhunonte.
Aktet u zbuluan kur një nga të abuzuarat gjeti guximin të kontaktonte autoritetet dhe të raportonte se në njërën nga festat e autorit të krimit qershorin e kaluar, ajo humbi ndjenjat dhe u zgjua në shtratin e tij e përdhunuar.
Oficerët e policisë që kontrolluan shtëpinë e tij dhe zbuluan se 33-vjeçari kishte pajisur banjën dhe dhomën e tij të gjumit me kamera, madje duke i vendosur ato në paketimin e produkteve të higjienës femërore.
Në të njëjtën kohë, ata gjetën video të përdhunimeve të grave, si dhe qindra foto të grave që përdornin shkallët lëvizëse të metrosë në stacionin e Urës së Londrës, ndërsa ai bënte fotografi nën fundet e grave të moshës 18 deri në 30 vjeç. Duke hetuar kompjuterin e Zhou-t, policia zbuloi se ai shihte porno me temë “Përdhunim”, ndërsa në telefonin e tij celular kishte bërë koleksione videosh të veprimeve të tij.
Zyrtarët e lartë izraelitë dhe libanezë mohojnë se Izraeli është tërhequr nga një pjesë e Libanit jugor
Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës
250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 11:39 Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?
- 11:37 Zyrtarët e lartë izraelitë dhe libanezë mohojnë se Izraeli është tërhequr nga një pjesë e Libanit jugor
- 11:29 Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
- 11:24 Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë