Shefi i OKB-së dënon sulmet vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë

14 Nëntor 2025 | 21:05

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar valën e fundit të sulmeve të Rusisë në të gjithë Ukrainën që vranë të paktën tetë persona dhe shkaktuan dëme të shumta.

“Sekretari i përgjithshëm dënon fuqimisht sulmet e sotme në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë nga Federata Ruse në disa rajone ukrainase, të cilat thuhet se vranë të paktën gjashtë persona në kryeqytetin Kiev dhe dy persona në qytetin e Çornomorsk”, tha zëdhënësi Stephane Dujarric në një deklaratë.

Sulmet shkaktuan “shumë lëndime midis civilëve dhe dëme në infrastrukturën banesore dhe energjetike, si dhe dëme në ambasadën e Republikës së Azerbajxhanit në Kiev”, vuri në dukje ai.

Guterres përsëriti “thirrjen e tij për një armëpushim të plotë, të menjëhershëm dhe pa kushte si një hap i parë drejt një paqeje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Ukrainë – një paqe që mbështet plotësisht sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht në përputhje me Kartën e OKB-së, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat përkatëse të OKB-së”, tha Dujarric.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026