Plagosja me thikë në Vlorë, shoqërohen në polici dy autorët e dyshuar (EMRAT)
Një plagosje me thikë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Vlorë. I plagosur ka mbetur Vladimir Krsmanovic pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në zonën e Ujit të Ftohtë ku konflikti mes tre personave ka agravuar në përdorimin e thikës. Dy autorët e dyshuar Damjan Selimaj dhe Geraldo Prenci janë shoqëruar në komisariat.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje tepër të rëndë ku ka marrë ndihmën mjekësore në kohë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve aktualisht.
“Vlorë/Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh