Plagosja e 39-vjeçarit në Vlorë, arrestohen dy autorët (EMRAT)
Dy autorët e plagosjes së 39-vjeçarit, Vladimir Krsmanovic janë vënë në pranga nga policia në Vlorë. Damjan Selimaj dhe Geraldo Prenci fillimisht u shoqëruan në komisariat lidhur me ngjarjen.
Policia bën me dije se dy të rinjtë u arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Plagosja me thikë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Vlorë.
Sherri mes 3 personave ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në zonën e Ujit të Ftohtë. Sherri më pas ka agravuar në përdorimin e thikës. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Vlorë/Përfundojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të plagosjes së rëndë me mjet prerës të një 39-vjeçari, vihen në pranga 2 autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 15.11.2025, arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: D. S., 23 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në rrugën “Dhimitër Konomi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës