Michelle Obama: SHBA nuk është gati për një presidente, mos më shikoni si kandidate
Ish-zonja e parë Michelle Obama tha në një bisedë të publikuar në faqen e saj në YouTube të premten se vendi nuk është gati për një presidente grua, duke shtuar se SHBA-të kanë “shumë për të bërë për t’u rritur”.
“Siç e pamë në zgjedhjet e kaluara, për fat të keq, nuk jemi gati. Kjo është arsyeja pse them, mos më shikoni fare për kandidimin, sepse të gjithë po gënjeni. Nuk jeni gati për një grua. Nuk jeni”, tha Obama.
Biseda mes Obamës dhe aktores Tracee Ellis Ross u zhvillua në Brooklyn të Nju Jorkut, si pjesë e turneut për librin e ri të Michelle Obama-s, “The Look”, i cili eksploron stilin e saj dhe mënyrën si ndërthureshin moda dhe politika gjatë viteve në Shtëpinë e Bardhë. Diskutimi u publikua online të premten.
“E dini, kemi shumë për të bërë gjatë rritjes dhe, për fat të keq, ka ende shumë burra që nuk mendojnë se mund të udhëhiqen nga një grua dhe ne e pamë këtë”, theksoi Obama.
Ndërkohë, gjatë fushatës së vitit të kaluar, Obama mbështeti publikisht Harris-in dhe paralajmëroi për rrezikun që, sipas saj, paraqiste Donald Trump, veçanërisht për të drejtat dhe shëndetin e grave.
Ish-zonja e parë është përballur me spekulime dhe thirrje për të kandiduar për presidente, por ka thënë vazhdimisht se nuk dëshiron të kandidojë për Zyrën Ovale.
LEXONI GJITHASHTU:
Bukele i El Salvadorit kërkon kandidaturë për mandatin e tretë në parti pas ndryshimeve kushtetuese
Momenti kur arrestohen dy të dyshuarit për masakrën me 6 të vrarë në Gjermani (VIDEO)
Katari ndalon përkohësisht lundrimin e anijeve, shkak shqetësimet për sigurinë
- 18:10 Bukele i El Salvadorit kërkon kandidaturë për mandatin e tretë në parti pas ndryshimeve kushtetuese
- 18:05 Momenti kur arrestohen dy të dyshuarit për masakrën me 6 të vrarë në Gjermani (VIDEO)
- 17:59 Pse Péter Magyar ngurron të bashkëpunojë me BE-në në çështjen e Ukrainës
- 17:51 A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
- 17:47 Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
- 17:45 U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve